Shëndetësi

Shpresë për të verbrit që t’u kthehet shikimi – eksperimenti në Universitetin e Kalifornisë rezulton me sukses

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 19 March 2019

Në Universitetin e Kalifornisë, një grup i shkencëtarëve kanë arritur të insertojnë një virus që përmban gjene me receptorë të dritës. Eksperimenti u krye në minj, ku u vërejt që pas disa muajve ata ishin në gjendje të shikonin dritën dhe lëvizjet.

Hulumtuesit shpresojnë se brenda 3 viteve duke përdorur terapinë e gjeneve, doktorët do të arrijnë ta aplikojnë këtë zbulim në syrin e njerëzve që kanë humbur shikimin nga një degjenerim retinal. Ky zbulim do të arrinte të kthente shikimin aq sa njerëzit do të jenë në gjendje të lexojnë dhe shikojnë video.

“Ky virus do të injektohet brenda syrit të njeriut dhe disa muaj më vonë atyre do t’iu kthehet shikimi”, tha Ehud Isacoff, profesor në Universitetin e Berkley-t. Deri tani njerëzit me këtë degjenerim të retinës kanë mund vetëm të ngadalësojnë evoluimin e kësaj sëmundje, mirëpo zbulimi i fundit thuhet se do të arrijë ta zhdukë këtë problem dhe ta rikthejnë shikimin.

-Advertisement-

Përafërsisht 170 milion njerëz zakonisht të moshës 55 vjeç jetojnë me këtë çrregullim. Deri tani opsionet e trajtimit për këta pacientë kanë qenë të limituara. Impantimi i një pajisje elektronike që përdoret tani për të trajtuar këtë çrregullim është metodë invazive dhe shumë e kushtueshme, andaj nuk është e çasshme nga shumë njerëz.

Përmirësimi i defektit gjenetik që është përgjegjës për këtë çrregullim nuk është i lehtë sepse ka më shumë se 250 mutacione gjenetike të ndryshme që janë përgjegjëse për të. Në eksperimentin e bërë në minj, shkencëtarët kanë arritur të kthejnë 90% të shikimit.

Për të kryer këtë procedurë, shkencëtarët kanë krijuar një virus, i cili përmban gjene përgjegjëse për ndjeshmëri ndaj dritës dhe e vendosëm atë ne qelizat retinale. Kur virusi u injektua në syrin e miut atij iu bartën të gjitha vetitë që kishte virusi, duke përfshirë këtu ndjeshmërine ndaj dritës.

Tek minjtë shkencëtarët kanë mundur të insertojnë virusin me anë të vetëm disa ganglioneve në retinë, kurse për të aplikuar këtë metodë në njerëz ata duhet të injektojnë më shumë viruse që përmabjnë këto gjene, sepse syri i njeriut përmban mijëra qeliza të ganglioneve më shumë se syri i miut.

Ky studim është mbështetur nga Instituti Kombëtar i Syrit, dhe do të punohet në të deri sa shkencëtarët të arrijnë ta aplikojnë tek njerëzit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera