Shpresë dhe skepticizëm për “Deklaratën” për të zhdukurit

Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 29 March 2023
Me dyshime dhe shumë të panjohura – kështu i shohin familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë zotimet e udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë të bëra përmes Marrëveshjes bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Serbia, asnjëherë dhe në asnjë proces, nuk e ka iniciuar çështjen e personave të zhdukur si çështje humanitare dhe me prioritet. Gjithmonë e ka parë si proces politik. Kurdo që i është dashur, e ka shfrytëzuar politikisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Grajçevci nga Obiliqi.
Ai ka pasur shtatë anëtarë të familjes të zhdukur dhe për tre prej tyre nuk di ende asgjë.
“Vetë fakti që nuk është vendosur si prioritet, por është vendosur në një vend me energjetikën ose të ngjashme, do të thotë se është diçka më pak e rëndësishme”, thotë Silvana Marinkoviq nga Graçanica, e cila e ka bashkëshortin të zhdukur.
Rreth 25 vjet më parë, lufta që nisi regjimi i atëhershëm i Serbisë në Kosovë, ka përfunduar me mbi 13.000 njerëz të vrarë dhe me mbi 6.000 të zhdukur.
Mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi, por nuk dihet ende për fatin e rreth 1.600 personave të zhdukur nga ajo kohë.
Çështja e të zhdukurve është përmendur në nenin 6 të Marrëveshjes bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shkurt të këtij viti. Aty thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me këtë çështje.
Në pikën e katërt të Aneksit për zbatimin e saj – për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakorduar më 18 mars në Ohër – thuhet se “palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si çështje urgjente”.
Familjarë të të pagjeturve thonë se askush nuk ua ka sqaruar dhe saktësuar se çfarë nënkupton Deklarata e përmendur.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, ajo duhet të ketë plan të zbatimit.

Të tjera
-
Kurti kërkon presion ndaj Serbisë për të zbardhur kri*met e luf*tës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që të rritet presioni ndaj Se...
-
Fetahu për ngërçin në Kuvend: Janë dy shtegdalje, kompromis politik ose kryetar kuvendi nga ndonjë parti tjetër
Avokati Faton Fetahu ka thënë se opozita është e liruar nga detyrimi për të v...
-
Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, Osmani: S’do të ndalojmë kurrë së kërkuari drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Personave të Zhdukur me Forcë tha se Koso...
-
Një fëmijë god* itet nga vetura në Pejë
Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit...
-
Shenoll Muharremi propozon dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit
Analisti, Shenoll Muharremi, ka propozuar dy skenarë për t’i zhbllokuar hapat...
-
Ganimete Musliu: Vetëvendosja po e mban peng Kosovën, Kuvendi nuk është pronë e askujt
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas dështimit të radhë...
-
A po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja për Albulena Haxhiun?
Për të gjashtën herë iu dha “Jo” e madhe Albulena Haxhiut si propozim për...
-
Edhe Krasniqi përkujton masakrën e Mejës: Kosova nuk ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, duke i nderuar...
-
Haradinaj bën homazhe në Mejë, Skivjan dhe Prejlep: Liria ka emrin e dëshmorëve dhe martirëve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të viktimave t...
-
26 vjet nga masa* kra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakr...
-
Per nje jave çmimi i kafes në Fushë Kosovë rritet dy herë, shkon në 1.50 euro
Çmimi i kafes në Fushë Kosovë ka shënuar rritje këtë javë, duke kaluar nga 1....
-
Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim
Kuvendi i Kosovës edhe pas tentimit të shtatë nuk ka arritur të konstituohet,...