Lajme

‘Shpresa vdes e fundit’, shqiptari aplikon për të shtatën herë për Green Card amerikane

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 25 Tetor 2021

Qarkullojnë shumë besëtytni mbi Lotarinë Amerikane e njohur si Green Card, njëra prej tyre, që ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale, është se aplikantët nga juglindja janë më të privilegjuarit.

Por, rasti i Xhentil Avdylit tregon të kundërtën. Ai nuk ka qenë aq me fat. Vitet e fundit ka aplikuar rregullisht, por nuk ka fituar.

“Unë jam 30-vjeç. Arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin e Korçës. Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Megjithëse ka një punë të mirë në Shqipëri, 30-vjeçari nga Kolonja dëshiron të largohet dhe ta krijojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Më e bukura është që të jetosh në vendin tënd, por për kushte më të mira jetese, për të krijuar një familje andej”, shtoi i riu.

Pavarësisht se 6 vitet e fundit ai nuk është shpallur fitues, Xhentil Avdyli aplikoi sërish këtë vit, i vendosur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara një ditë.

“Shpresa vdes e fundit, shpresoj që mund të arrijmë këtë dëshirë”, përfundoi 30-vjeçari. /Euronews.al/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy