Lajme

“Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën”, fjalët rrënqethëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen që vdiqën pas helmimit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 08 May 2021

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur, kjo pasi ata dyshohet se janë helmuar pas ushqimit që kanë ngrënë në një zonë të Durrësit, në Shqipëri.

Mësohet se se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot. Është vajza e Afrimit, ajo e cila ka shkruar disa fjalë prekëse në rrjetin social Facebook.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti. Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera