Lajme

I shpëton binjakët 3-muajsh pasi ua vret babanë që po tentonte t’i mbyste në ujë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 06 June 2017

Një burrë nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara i ka shpëtuar binjakët tremuajsh duke e qëlluar me armë zjarri për vdekje babanë e tyre, i cili po tentonte t’i mbyste ata në ujë, raporton NBC News.

Policia na Ada, Oklahoma, ka thënë se foshnjat janë shumë mirë pasi që janë liruar nga spitali pas incidentit, transmeton Express.

Leland Foster, i cili jetonte përafërsisht 130 milje larg Adas, shkoi në shtëpinë ku gruaja e tij e ndarë, Michelle Forrells, po qëndronte me binjakët.

-Advertisement-

Foster kishte tentuar t’i mbyste foshnjat teksa po e mbante nën kërcënimin e thikës nënën e tyre, Forrells.

Më pas, një vajzë 12-vjeçare e identifikuar vetëm si mbesa e banorëve të përkohshëm, kishte vrapuar te fqinji Cash Freeman për të kërkuar ndihmë.

Freeman kishte shkuar me vrap në shtëpinë e Forrells me armë në dorë ku e kishte qëlluar Fosterin dy herë në shpinë. Më pas ai i ka larguar foshnjat nga vaska me ujë duke ua shpëtuar jetën.

Freeman është intervista nga policia në vendin e ngjarjes dhe më pas është liruar.

Por, policia ka thënë se prokurorët janë duke e hetuar rastin për të parë nëse Freeman duhet të përballet me akuza për vrasjen e Foster./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera