Lajme

Shpëtohet alpinistja e cila u aksidentua në malin e Tomorrit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 19 January 2020

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se një helikopter i Forcave të Armatosura evakuoi alpinisten e aksidentuar duke e transportuar drejt Spitalit.

Sipas saj operacioni ishte i vështirë, por ia dolën.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan Xhaçka në Facebook.

-Advertisement-

Alpinistja u aksidentua në Malin e Tomorrit mesditën e sotme dhe ka thyer një këmbë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ajo fillimisht u  ndihmua për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshqiti nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë.

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshqiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera