Shpëtohen disa persona në Turqi, numri i viktimave arrin në mbi 37.000

Autori: Gazeta inFokus
17:11 | 13 February 2023
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura disa persona.
Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, të hënën arriti në mbi 37.000 dhe pritet që ky numër të rritet.
Faza e shpëtimit “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë më 13 shkurt.
Këto deklarata të tij erdhën në kohën kur ekipet në Turqi arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat disa persona. Zyrtarët thanë se një vajzë e vogël, e quajtur Miray, u shpëtua në Adijaman pas 178 orësh nën rrënoja. Në po të njëjtin qytet u shpëtua edhe një grua 35 vjeçe.
Një grua e quajtur Naide Umay u nxorr e gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Antakija dhe në po të njëjtin vend u shpëtuan edhe dy fëmijë. Ndërkaq, në provincën Gaziantep, shpëtimtarët nxorën të gjallë nga rrënojat një grua.
Më herët u bë e ditur se ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat, në qytetin turk të Kahramanmarash.
Ai kishte kaluar 158 orë aty, njoftoi shërbimi i shtypit i Komitetit për Situatat Emergjente dhe Mbrojtjen Civile të Taxhikistanit më 13 shkurt.
Taxhikistani dërgoi një grup prej 50 shpëtimtarësh dhe mjekësh, si dhe 2.5 tonë pajisje speciale në Turqi, për të ndihmuar vendin në përballjen me pasojat e tërmetit të 6 shkurtit.
Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 37.000, mund të dyfishohet.
Autoritetet konfirmuan të hënën se janë konfirmuar mbi 37.000 viktima në Siri dhe Turqi. Numri më i madh i viktimave është në Turqi, përkatësisht 31.643 dhe në Siri janë regjistruar 5.714.
Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.
OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për shujta të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë.
Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.
Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona. (Rel)

Të tjera
-
Politikani shqiptar që jeton në Zvicër: Sa më shpejt që Vetëvendosje largohet nga pushteti aq më mirë për Kosovën
Politikani shqiptar që vepron në Zvicër, Korab Rashiti, ka shkruar sërish për...
-
Vd*es gazetari Sylejman Shaqiri
Ka vdekur sot gazetari kosovar, Sylejman Shaqiri. Lajmin e kanë bërë me dije ...
-
AARC dhe Oda Ekonomike Amerikane thirrje për tejkalimin e ngërçit politik: Vonesat rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Cou...
-
Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut, të dyshuarit i konfiskohet rev*olja me 41 fish*ekë dhe dërgohet në mbajtje
Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një inciden...
-
Policia ndalon kamionin e mbushur me dru, intervistohet shoferi
Policia kufitare ka ndaluar një kamion në fshatin Prapashticë, që drejtohej n...
-
Në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h lëvizi 96 km/h, dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj
Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të...
-
Zhduket një burrë në Obiliq
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Obiliq. Në ra...
-
Vra*sje në tentativë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren. Rast...
-
Rafuna: Çmimi i bukës s’po rritet nga dëshira, por janë të detyruar shkaku i shtrenjtimit të rrymës
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se janë të shqetësu...
-
“As një cent më shumë”, sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në P...
-
Sot vazhdon seanca konstituive, a do të jetë “e treta e vërteta”?
Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të K...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashto...