Shpëtimi i fëmijës nga “Spider-Man” i Parisit, katër çështjet e diskutuara tanimë kanë marrë përgjigje (Foto/Video)
Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 30 Maj 2018
Është një imazh që ka trazuar Parisin dhe botën: Një djalë i ri që varet nga një ballkon i një apartamenti në katin e katërt, ndërsa të tjerët nxitojnë për ta shpëtuar atë.
Dhe derisa ishin publikuar disa lajme rreth kësaj ngjarje, përcjell Telegrafi, kishin lindur edhe disa pikëpyetje.

Pse djali është i varur mbi ballkon?
Katërvjeçari ishte nën kujdes të babait të tij në Paris ndërsa nëna e tij ishte gjetkë. Babai e kishte lënë djalin vetëm dhe i riu ishte varur në ballkon.
Fqinjët i kanë thënë CNN-it se djaloshi kishte rënë nga ballkoni më lart por disi e gjeti të kapur veten për kangjellat më poshtë.
Pse burri lart nuk e tërheq atë për ta shpëtuar?
Burri në apartamentin fqinj, i cili dha emrin e tij si Florian, u afrua tek një mur ndarës dhe e rrëmbeu djalin.
Por ai i ka thënë filialit të CNN se ai kishte frikë se fëmija mund të binte nëse ai do të përpiqej për ta tërhequr atë mbi ballkon e tij.
“Doja të veproja me kujdes mbi të gjitha dhe sigurisht nuk doja të rrezikoja jetën e fëmijës”, tha ai.
Florian tha se po e inkurajonte fëmijën të afrohej më pranë tij. “Ai kishte guximin e jashtëzakonshëm”.
Kush është heroi që ngjitet në ndërtesë?
Mamoudou Gassama, një emigrant 22-vjeçar nga Mali, ishte në lagje për të parë një ndeshje futbolli kur pa një turmë të mbledhur rreth ndërtesës.
Ndërkohë që të tjerët e shikuan, ai filloi të veprojë, duke shkallëzuar pjesën e jashtme të ndërtesës, përpara se të rrëmbejë krahun e fëmijës dhe ta tërheqë atë në siguri.

U deshën më pak se 30 sekonda që Gassama të ngjitej deri te vogëlushi, duke fituar edhe pseudonimin “Spider-Man” (njeriu merimangë).
“Unë nuk mendova, u ngjita dhe Perëndia më ndihmoi”, i ka thënë ai kryetarit francez Emmanuel Macron, i cili e ftoi Gassamën në Pallatin Elysee dhe i ofroi atij shtetësi franceze. Gassamas gjithashtu i është ofruar një punë me brigadën e zjarrit në Paris.
Ku ishte babai i djalit?
Ai kishte shkuar për të bërë pazar, tha prokurori francez Francois Molins në një intervistë të hënën. Kthimi i tij në shtëpi, gjithashtu ishte vonuar sepse luante lojën e smartfonëve “Pokemon Go”.
Babai është shumë i mërzitur nga pasojat e veprimeve të tij dhe përballet me deri në dy vjet burg për braktisjen e përgjegjësive të tij prindërore. /Telegrafi/

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































