Sport

Shpëtim Idrizi tregon se si e mposhti bindshëm Dritën

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 01 December 2019

Skuadra e Trepçës ’89 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për javën e shtatëmbëdhjetë dhe të fundit për stinorin vjeshtorë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshje kryetrajneri i 89-shit u shpreh i lumtur me lojën e treguar dhe pikët e arkëtuara.

“E kishim nisur me fitore stinorin vjeshtor të kampionatit dhe po e përfundojmë me fitore. E kemi ditur që kjo ndeshje do të jetë e vështirë për faktin se përballemi ndaj një skuadre të fuqishme siç është ajo e Dritës dhe kam besim se kjo fitore do të na shërbej për motiv në pjesën pranverore të kampionatit. Futbollistët kanë shfaqur formë të mirë dhe loja të cilën e aplikojmë ne përmes krahëve dhe topave kthyes ka rezultuar shumë e suksesshme sidomos në këto ndeshje”, deklaroi fillimisht Shpëtim Idrizi për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Idrizi foli edhe për pozitën në të cilën ndodhët Trepça ’89 në tabelë.

“Pozita momentale ku ndodhet Trepça ’89 në tabelë nuk është reale, pasi që pothuajse në secilën ndeshje kemi patur minimum nga 3-4 mundësi për të shënuar. Por, unë kam besim të madh te këta djem dhe në pranverë do të shfaqim ndeshje edhe më të mira”, përfundoi Idrizi.

Minatorët e kanë mbyllur stinorin vjeshtorë në pozitën e tetë me 23 pikë të tubuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera