Sport

Shpëtim Idrizi: Po shihet qartë se dikujt po i pengon Trepça ’89 në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 13 July 2020

Skuadra e Trepçës ’89 ka pësuar humbje befasuese nga Dukagjini në Klinë me rezultat 3-2, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i ‘minatorëve’, Shpëtim Idrizi ka thënë se dikujt po i pengon Trepça ’89 në Superligë.

“Nëse Dukagjini do të luante me këtë motiv sikurse ndaj Trepçës ’89, atëherë nuk do ta diskutonte mbetjen në Superligë. Po shihet qartë se dikujt po i pengon Trepça ’89 në Superligë, pasi që të gjitha ekipet kundërshtare po luajnë të motivuar ndaj ndesh”, deklaroi Idrizi për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Trepça ’89 mbetet e 9-ta me 35 pikë, tri me pak se Drenica që renditet e 8-ta.

Më këtë disfatë mitrovicasit do të ketë punë të madhe për të siguruar mbijetesën kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera