Sport

Shpëtim Idrizi flet për barazimin me Feronikeli, përmend edhe Arb Manajn

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 18 October 2020

Trepça ’89 e ka arkëtuar një pikë në shtëpi, pasi ka luajtur baras 0-0 me Feronikelin, në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘minatorëve’, Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se po u mungon konkretizimi.

Tutje ai ka deklaruar se po e verën mungesën e Arb Manajt, i cili u transferua në Turqi.

-Advertisement-

“Po na mungon konkretizimi, pasi që djemtë po luajnë mirë dhe po krijojnë raste të shumta. Me kësi angazhimi jam i bindur që do të arrijmë te rezultatet. Mungesa e Manajt po vërehet shumë por jam i kënaqur edhe me Bissmark. I duhet kohë për t’u ambientuar, por jam i kënaqur me të, pasi po kryen shumë punë”, tha Idrizi për ‘Art Sport’.

Pas këtij barazimi Trepça ’89 renditet e gjashta me 7-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera