Lajme

Shpërthimi në shtëpinë e ish-kreut të PS, komshinjtë: Jemi tmerruar

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 09 May 2017

Shpërthimi me eksploziv i ndodhur mbrëmë në Durrës, në banesën e ish-kryetarit të PS-së Fetah Mataj ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe banorët e Porto Romanos në lagjen 12.

Fqinjët e afërm të Mataj janë shprehur se janë zgjuar të tmerruar nga gjumi.

“Sapo kishim rënë në gjumë ishte rreth mesnatës ora 12 kur u dyshua një si rrufe dhe u tund vendi.

-Advertisement-

Ne nuk dolëm por të tjerë banorë dolën se u trembën. Të gjithë banorët janë trembur sepse nuk pritej një shpërthm aq i fortë,” tha një komshi me banesën tre katëshe ku ndodhi shpërthimi i ekspolizivit, raporton News 24.

Një tjerët banor thotë se e gjitë lagjja u vu në panik. “Ishte qetësi e madhe dhe sapo kishin rënë të flinin njerëzit kur u dëgjua shpërthimi i tritolit që pasoi menjëherë me thyerjen e xhamave të lokalit por si pasojë e shpërthimit pati edhe thyerje xhamash të banesave aty pranë,” -tha ai. /albeu.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera