Lajme

Shpërthimi në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 30 November 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e së hënës në Fushë Kosovë, në rrugën “Shefki Kuleta”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit të Policisë, shpërthimi ka ndodhur në një lokal ku si pasojë janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese.

Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore.

-Advertisement-

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Me urdhër të prokurorit është duke u hetuar nga njësitë përkatëse./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera