Lajme

Shpërthimi i eksplozivit, një ditë pasi emigranti u kthye nga Anglia

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 30 December 2017

Kreshnik Mihja, vetëm një ditë më parë ishte kthyer nga Anglia për të kaluar festën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Tiranë.

Por ende pa i bërë 24 orë në shtëpinë e tij shpërtheu një sasi eksplozivi. Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa vetë Mihja ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

Lënda plasëse ka qenë e vendosur në derën e apartamentit që është në katin e tretë të pallatit. Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë por për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera