Lajme

Shpërthimet në Veri/ Çitaku i reagon Kurtit: Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?

Autori: Ermirë Berisha 16:04 | 06 December 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shpërthimeve në veri duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të tregoj se çfarë po ndodh, shkruan Gazeta inFokus.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se askush nga institucionet shtetërore nuk po reagon për këtë çështje dhe të gjitha informacionet po merren vetëm nga mediat.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së?  Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera