Shpërthimet godasin Kievin dhe Lvivin
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 16 April 2022
Shpërthime u dëgjuan në qytetet e Kievit dhe Lvivit në mëngjesin e 16 prillit, pas paralajmërimeve nga Rusia se do të intensifikojë sulmet në kryeqytetin ukrainas. Moska ka kërcënuar se do ta sulmojë Kievin, ka akuzuar trupat ukrainase se kanë shënjestruar qytetet kufitare ruse.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpërthimet goditën qarkun Darnitski, që gjendet në periferi të qytetit, ndërkaq, guvernatori i Lvivit, Maksym Kozytskyi, tha sulmet kanë ndodhur në orën 05:46 dhe 07:02, sipas kohës lokale, por nuk dha më shumë detaje.
Përveç në Kiev dhe Lviv, sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar në shumë pjesë të Ukrainës në orët e mëngjesit, teksa shteti po përgatitet edhe për një ditë të luftimeve, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit në orët e vona të 15 prillit tha sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë do të përcaktojë se sa do të zgjasë kjo luftë.
“Suksesi i ushtrisë sonë në fushëbetejë veçse ka qenë i rëndësishëm. Historikisht i rëndësishëm. Por, ende nuk është i mjaftueshëm që të largojmë nga toka jonë forcat pushtuese”, tha ai.
“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë serioze, janë të dhimbshme në aspektin ekonomik. Por, nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar makinerinë ushtarake të Rusisë. Ne duhet të promovojmë sanksione më të forta, më shkatërruese. Kjo do të përcaktojë se sa do të zgjasë kjo luftë”, shtoi ai.
Ndërkaq, Zelensky, duke folur për CNN-in, tha se midis 2,500 dhe 3,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur deri më tani, ndërkaq afër 10,000 të tjerë janë plagosur në beteja. Ai tha se nuk ka të dhëna për numrin e civilëve të vrarë.
Më 15 prill, policia kishte thënë se mbi 900 trupa civilësh u gjetën në rajonin e Kievit, pas tërheqjes së trupave ruse.
“Është e vështirë të flitet për civilët, pasi jugu i shtetit tonë, ku qytetet janë të bllokuara – Hersoni, Berdijanska, Mariupoli më tej në lindje dhe zonat në lindje ku gjendet Volnovaha – ne thjesht nuk e dimë se sa njerëz kanë vdekur në atë zonë që është e bllokuar”, tha Zelenksy.
Sa i përket numrit të ushtarëve rusë të vrarë ai vlerësoi se ishin afër 19,000 deri në 20,000. Rusia deri më tani ka pranuar se i janë vrarë 1,350 ushtarë.
Asnjëra prej këtyre shifrave nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Inteligjenca perëndimore ka vlerësuar se disa mijëra ushtarë janë vrarë në palën ruse.
Zotimi i Rusisë se do të shkaktojë më shumë dëme ndaj Ukrainës erdhi një ditë pasi pësoi një mposhtje simbolike me fundosjen e luftanijes Moskva në Detin e Zi. Kjo luftanije u fundos më 14 prill pasi pësoi dëme të mëdha, por ende ka mospajtime lidhur me shkakun e fundosjes së anijes.
“Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa në objektiva në Kiev do të rritet në përgjigje të regjimit nacionalist të Kievit, që po kryen sulme terroriste në territorin rus”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor, Igor Konashenkov.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes së Ukrainës ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se ka sulmuar qytetet ruse, duke thënë se këto akuza janë “përpjekje për të nxitur histeri kundër Ukrainës në Rusi”.
Kievi megjithatë ka pretenduar se ka sulmuar luftanijen Mosvka, duke thënë se ka përdorur raketa të tipit Neptun. Ndërkaq, Rusia ka thënë se në këtë luftanije ka pasur zjarr, që ka shkaktuar shpërthim.
Ushtria amerikane është pajtuar me versionin ukrainas.
“Ne vlerësojmë se luftanija është goditur me dy raketa Neptun”, tha një zyrtar i Pentagonit, duke thënë se fundosja e kësaj anijeje ishte “goditje e rëndë” për Moskën.
Nga sulmi i kësaj luftanijeje besohet se ka shkaktuar viktima, por zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha se është e vështirë të dihet numri i viktimave.
Ky zyrtar i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara kanë parë se si të mbijetuarit janë evakuuar nga një anije tjetër ruse që ka qenë në atë zonë. Rusia ka thënë se ekuipazhi i Moskva është evakuuar nga anijet që kanë qenë pranë.
Në hakmarrje, Rusia ka kryer sulme ajrore në orët e para të 16 prillit, duke sulmuar një fabrikë jashtë Kievit, ku pretendohet se janë prodhuar raketat që janë përdorur për ta sulmuar luftanije Moskva./REL
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...