Lajme

Shpërthimet e mjeteve piroteknike, po shqetësojnë qytetarët në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 21 December 2022

Dy rrugët në veri të Republikës mbesin edhe më tej të bllokuara me barrikada të vendosura nga serbët lokalë.

Ato drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak mbesin të pakalueshme, shkaku i 9 pengesave të tilla që janë vendosur përgjatë dy akseve rrugore.

Barrikada në Rudare ka bllokuar qarkullimin drejt pikës kufitare në Jarinjë, ku të vetmit që lëvizin janë disa qytetarë serbë të Kosovës me automjetet e tyre që bartin targa KM, por duke ndjekur rrugët alternative.

-Advertisement-

Sipas Besim Hotit, Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, situata në këtë zonë të vendit është e qetë.

Ai konfirmoi për RTK-në se ka pasur të shtëna në natën e kaluar, por ka sqaruar se ato janë mjete të forta piroteknike, me fuqi të madhe shpërthyese.

Hoti tha se këto krisma po shkaktojnë panikë të madhe tek qytetarët në zonën e veriut të vendit.

Sot shënohet dita e 12-të e vendosjes së barrikave në pjesën veriore të vendit, nga ana e serbëve lokalë, veprim ky që po pamundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Deri më tani janë vendosur gjithsej 9 barrikada në pjesë te ndryshme të veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera