Lajme

Shpërthim para shtëpisë, i dëmtohen 2 vetura dhe lokali

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 16 November 2017

Policia e Kosovë ka njoftuar se mbrëmë rreth mesnatës persona të panjohur kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Te dyshuarit kanë hedhur mjet shpërthyes pranë një shtëpie në Pejë, transmeton Infokusi.com

Nga shpërthimi janë dëmtuar dy vetura dhe xhamat e lokalit pronë e viktimës.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera