Lajme

Shpërthim në veri të Mitrovicës në 03:00 të mëngjesit, dëmtohen xhama të një banese e veture

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 31 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy kosovarë në veri të Mitrovicës kanë njoftuar se ka pasur një shpërthim në 03:00 të mëngjesit.

Ku si pasojë e këtij shpërthimi atyre u është dëmtuar dritarja e banesës dhe xhami i veturës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e ka cilësuar rastin si incident kriminal dhe asgjësim i pasurisë derisa tashmë kanë nisur hetimet.

-Advertisement-

“Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga një shpërthim  është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera