Lajme

Shpërthim në veri afër qendrës së kontrollit teknik të automjeteve

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 17 November 2023

Policia ka bërë të ditur se parmbrëmë ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut rreth orës 23:50.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit të një mjeti janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Klankosova.tv merr vesh se shpërthimi ka ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të automjeteve dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera