Lajme

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Elshani: S’ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 02 August 2024

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglare të Zubin Potokut.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se policia po merret me rastin.

-Advertisement-

“Shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë ai për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera