Lajme

Shpërthim në një termocentral në Rusi, ky është numri i të lënduarve dhe të zhdukurve

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 06 March 2024

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një termocentral në Rusi, duke shkaktuar 18 të plagosur dhe 3 të zhdukur.

Në momentin e shpërthimit, në termocentral punonin 21 persona, ndërsa lideri i Republikës së Tuvës, Vladislav Hovalig, njoftoi se 18 persona janë shtruar në spital.

“Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa nëntë punëtorë kanë marrë lëndime mesatare.

-Advertisement-

Gjendja e tre personave të tjerë është e mirë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre persona të tjerë”,tha Hovalig./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera