Lajme

Shpërthim në një shtëpi në Klinë, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 14 September 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Klinë ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi, ku si pasojë ka humbur jetën një person, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici po cilësohet si “Hetim i vdekjes”, dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera