Lajme

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, s’ka dëme

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 03 July 2023

Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

“Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë Elshani.

-Advertisement-

Tutje, ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera