Rozë

Shpërthim në lokalin e Noyzit

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 08 June 2022

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen 13 në Durrës.

Lokalit në pronësi të këngëtarit Noyzi i kanë vënë lëndë plasëse të dyshuar tritol nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

-Advertisement-

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e konfliktit dhe as kush janë autorët që kanë vendosur lëndën plasëse megjithatë dyshohet së është një vazhdim i konfliktit të ndodhur dy ditë më parë ku ai ishte i pranishëm.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat janë duke kqyrur vendin e ngarjes.

Policia e Durrësit ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera