Sport

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 24 January 2022

DURRËS– Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Amrnad Duka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.

Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera