“Shpërthim i madh në Evropë”/ Si përshkruhen ngjarjet në veri të Kosovës sipas skenarit të propagandës serbo-ruse

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 30 May 2023
Ngjarjet e djeshme në Kosovë, të cilat u paralajmëruan disa orë më parë, janë pa dyshim, si shumë herë më parë, plotësisht në përputhje me skenarin propagandistik ruso-serb.
Kush i hapi titujt e portaleve ruse mëngjesin e djeshëm, të cilat u raportuan me nxitim nga mediat serbe të afërt Aleksander Vuçiçit, mund t’i kishte marrë me mend ngjarjet e pasdites, shkruan Geopost.
Duke folur nga Afrika e Largët në Kenia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi se për shkak të situatës në Kosovë po përgatitet një “Shpërthim i madh ” në Evropë.
“Situata rreth përshkallëzimit të fundit të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës është alarmante, duket se në qendër të Evropës është duke u përgatitur një ‘Shpërthim i madh”, tha Lavrov nga Nairobi.
Por Perëndimi, vazhdoi Lavrov, është angazhuar në vartësi të plotë të të gjithë atyre që shprehin disi mendimin e tyre.
“Kjo nënvizon edhe një herë nevojën për një zgjidhje gjeopolitike që do të siguronte, nëse po flasim për Evropën, siguri të barabartë të pandashme për të gjitha shtetet dhe që do të thoshte se asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të kërkojë dominim në këtë pjesë të planetit,” tha Lavrov.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, raportoi të dielën se tensionet në Kosovë kishin arritur maksimumin dhe mund të rezultojnë në një konflikt të armatosur.
Një agjenci e afërt me Kremlinin përsëriti se “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë njoftoi të shtunën se kontingjenti i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk ka vepruar në përputhje me autoritetin e tij të përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit” dhe se të premten presidenti serb e vendosi ushtrinë në gjendjen e gatishmërisë maksimale luftarake për shkak të situatës në Kosovë dhe për shkak “hapave të njëanshëm të ndërmarrë nga Prishtina”.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Dje (e hënë), protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.
Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...