Lajme

Shpërthim me eksploziv në qytetin e Lezhës, nuk ka të lënduar në njerëz

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 08 August 2017

Shpërthim i fortë eksplozivi ka ndodhur këtë mesditë në Lezhë. Policia njofton se shperthimi ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacionit paraprak mesohet “në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse”. Po ashtu policia bën me dije se nuk ka të lënduar në njerëz.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

-Advertisement-

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera