Lajme

Shpërthen zjarr në fabrikën më të madhe në botë ku prodhohen vaksinat kundër Covid

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 21 January 2021

Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendin e prodhuesit më të madh në botë të vaksinave kundër Covidit.

Tym i madh u pa mbi Institutin e Serumit, në Pune, gjatë ditës së sotme në  Indinë Perëndimore, shkruan metro.uk.

Në këtë vend po prodhohen miliona doza të vaksinës Covishield Covid, të zhvilluar nga “AstraZeneca” të  Universitetit të Oksfordit. Sipas medieve  lokale thanë se flakët ishin në një vend ndërtimi në objektin e madh dhe mendohet se prodhimi i vaksinës së koronavirusit nuk është prekur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera