Sport

‘Shpërthen’ Tahir Batatina pas fitores ndaj Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 22 February 2020

Skuadra e Llapit ka triumfuar ndaj Feronieklit me rezultat 2-1, në duelin e javës së 19-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët triumfuan në shtëpi falë dy golave të realizuar nga Ersil Ymeraj.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili është shprehur i kënaqur me pikët e arkëtuara.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe këtë e kemi ditur, pasi që kemi luajtur ndaj kampionit në fuqi. Kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe realizuam në momentin e duhur, por një pakujdesi në repartin e mbrojtjes, saktësisht në vendosjen e vijës së fundit na kushtoi me pranimin e golit. Në pjesën e dytë e nisëm ndeshjen në mënyrë ofansive dhe arritëm të realizonim edhe golin e dytë. Kjo fitore na jep qetësinë neve si skuadër dhe gjithashtu na mbanë në garë për objektivin tonë, i cili është pozita e dytë në renditjen tabelare”, deklaroi Batatina për “Super Sport Kosova”.

Tutje tekniku llapjan thumboi edhe ish-trajnerët e Llapit, duke thënë se ata e kishin larguar mentalitetin fitues nga ‘Zahir Pajaziti’

“Kam biseduar me futbollistët gjatë gjithë javës dhe u kam shpjeguar që në ndeshjet në shtëpi duhet të jemi skuadër më e fortë. Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilin e kemi patur më herët, pasi që në periudhën që unë nuk isha trajner i Llapit gjërat dolën nga kontrolli. Tashmë po synojmë përsëri që ta rikthejmë atë mentalitet, të paktën në ndeshjet në “Zahir Pajaziti” të jemi një skuadër shumë e fortë”, përfundoi Batatina.

Llapi pas kësaj fitoreje ka shkuar në kuotën e 28-të pikëve, duke u renditur i gjashti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera