Sport

‘Shpërthen’ Sanchez: Mos kritikoni, ju nuk e dini si ndihem unë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 06 September 2017

Pas një vere të paqëndrueshme, sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, ka shkuar për ta ndihmuar ekipin e tij kombëtar për të bërë  pjesë e Botërorit Rusië2018, por gjërat nuk ecën siç u planifikuar,transmeton ORAinfo.

Alexis Sanchez ka qenë pjesë e kritikave të  gazetarëve pas humbjes 1-0 të Kilit në Bolivi në kualifikuesit e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Ai nuk ka mundur t’i durojë më kritikat dhe është përgjigjur ashpër këtyre fjalëve me anë të një statusi në instagram.

-Advertisement-

“Dhe vjen koha kur lodhesh.Ju lodheni kur jeni kritikuar me ose pa arsye, ju lodheni kur njerëzit dëshirojnë t’ju shohin të mposhtur.

Ju lodheni t’i thoni vetes ‘Do të ngrihem përsëri’ pasi të qaj për një humbje dhe të lodhesh duke u treguar botës dhe njerëzve që janë me ty se gjithçka është në rregull.

 

Dhe gjëja më e keqe është që askush nuk e kupton se si ju bën të ndiheni … Unë kam numrin 7 të Kilit dhe është një përgjegjësi e madhe, prandaj është një turp që gazetarët dhe njerëzit e këqij kritikojnë pa e ditur”, ka shkruar Sanchez duke e shprehur mllefin e tij ndaj gazetarëve./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera