Sport

‘Shpërthen’ Ronaldo, ky është mesazhi i tij për tifozët e Realit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 22 August 2017

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas refuzimit të apelimit të Real Madridit për dënimin prej pesë ndeshjeve.

Portugezi ka shkruar në Instagram se ky është një vendim i pakuptueshëm.

“Ky është një vendim i pakuptueshëm. Nga padrejtësia në paudhësi, ata nuk do të më rrëzojnë. Dhe si gjithmonë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur”, ka shkruar Ronaldo në Instagram, përcjellë “Lajmi.net”.

-Advertisement-

Ronaldo ka munguar në dy ndeshje, ndaj Barcelonës dhe Deportivo La Corunas, ndërsa do të mungojë edhe tri të tjera, për shkak se dënimi ishte me pesë takime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera