Sport

“Shpërthen” portierja e Iranit që u akuzua se ishte burrë: Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 17 November 2021

Kishte polemika të mëdha pas ndeshjes Jordani – Iran në eliminatoret e Kupës së Azisë për femrat, pasi portierja e Iranit u akuzua se ishte burrë.

Kombëtarja e Iranit u kualifikua në Kupën e Azisë 2022, pasi pas penalltive fitoi ndaj Jordanisë.

Heroina e kësaj ndeshjeje ishte Zohreha Kudeji, e cila u akuzua se ishte burrë.

-Advertisement-

Jordanezët pretendojnë se ajo ishte mashkull, derisa kjo nuk është hera e parë që ajo u ndesh me këso probleme.

‘Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur’, tha Zohreha.

Mediat iraniane raportojnë se Kudeji ka lindur në vitin 1989 dhe se ajo është natyrisht një grua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera