Rozë

Shpërthen në lotë Betrixa: “S’di çka thonë jashtë, i kam përkrahur vetë Donaldin dhe Borën”

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 03 December 2021

Ka disa ditë që Beatrix po shprehet e shqetësuar për marrëdhënien e saj me Donaldin, duke ditur historinë që ky i fundit ka pasur me Bora Zemanin.

Pas disa ditësh duke thënë se ndihet në siklet për krejt këtë ngjarje, Beatrix sot është shfaqur e shqetësuar edhe për komentet që bëhen në rrjete sociale, duke ditur se ka qenë vetë ajo e cila ka përkrahur çiftin Bora-Donald.

“Nuk e di çka mund të thonë jashtë. Ka njerëz që e shohin ndryshe, shkrujnë ndryshe, se edhe situata qysh ka qenë. Unë vetë i kam mbështetur kur kam qenë jashtë të dy, më kanë pëlqyer. Se di, s’kam bërë kurrë asgjë, që t’i afrohem ose ta ngacmoj”, tha Beatrix në një bisedë me Arjolën.

-Advertisement-

Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.

Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera