Sport

‘Shpërthen’ me deklaratën e tij Gentjan Mezani pas humbjes nga Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 20 September 2020

Skuadra e Gjilanit e ka nisur me humbje sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë pësuar disfatë në udhëtim te Feronikeli me rezultat të thellë 4-0.

Golat për skuadrën nga Drenasi i kanë realizuar Bedri Greca 3x dhe Cezar Santos.

-Advertisement-

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka ‘shpërthyer’ me deklaratën e tij në drejtim te lojtarëve.

Ai ka thënë se futbollistët e tij kanë bërë gabime amatoreske, të cilat nuk falen.

“Kemi bërë gabime amataroske, jo vetëm që nuk na falen, por ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Kampionati është tejet i gjatë dhe ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Nuk dua të shfajësohem për mungesat që kishim. Lojtarët që janë të gatshëm duhet të japin maksimumin dhe nuk duhet të dalin me këtë paraqitje”, theksoi fillimisht Mezani për “Klan Kosova”.

Tutje tekniku vlonjat deklaroi se duhet ti kërkojnë ndjesë tifozëve për këtë paraqitje të dobët.

“Më vjen keq për tifozët, pasi që duhet t’i gëzonim me një fitore dhe një lojë të bukur. Duhet të kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje”, përfundoi Mezani.

Duelin e ardhshëm Gjilani e luan në shtëpi ndaj Llapit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera