Sport

Shpërthen lufta Milan-Inter, shkak ylli i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 14 December 2017

Interi dhe Milani kanë një rivalitet edhe jashtë fushës së lojës, në merkato.

Së fundi drejtuesit e Interit kanë marrë kontakte me Barcelonën dhe kanë kërkuar informacione për blerjen e Gerard Deulofeu, futbollist që sezonin e shkuar përfaqësoi ngjyrat e Milanit.

Kuqezinjtë kërkuan të blinin përfundimisht spanjollin, por Barcelona vendosi ta rikthejë në Kataluni.

-Advertisement-

Gjithsesi, krahas dy skuadrave të Milanos, Deulofeu ka tërhequr edhe vëmendjen e Napolit të Sarrit, që po mendon seriozisht blerjen e kartonit të tij në janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera