Lajme

Shpërthen Haki Abazi: A mund të ndërtohet shteti me servilë e paçavra të ndyra

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 04 August 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka pyetur nëse ndryshimi i proklamuar duhet të “reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet”.

Abazi përmes një postimi në Facbook thotë se “servilët janë poçavra të ndyera që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti”.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, shkroi Abazi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera