Lajme

Shpërthen gypi, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë mbetet pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 01 October 2020

Gazeta inFokus raportoi se Kompania e cila po merret me rregullimin e rrugës “Agim Ramadani” dëmtoi një gyp të ujit .

Si pasojë e dëmtimit të këtij gypi gjatë punimeve kjo rrugë ka mbetur pa ujë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka konfirmuar edhe  KRU Prishtina, të cilët kanë thënë se nga momenti i prishjes kjo rrugë ka mbetur pa ujë të pijshëm.

-Advertisement-

“Rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë nga ky moment mbetet pa ujë të pijshëm. Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera