Sport

‘Shpërthen’ festa në Gjilan, pas triumfit të Dritës ndaj Sileksit në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 17 September 2020

Skuadra e Dritës është kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë mposhtur Sileksin me rezultat 2-0, me golat e realizuar nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

Pas këtij triumfi ka ‘shpërthyer’ festa në qytetin e Gjilanit, aty ku janë mbledhur tifozët e Dritës ‘Intelektualët’ për të festuar këtë moment historik të skuadrës se tyre të zemrës.

-Advertisement-

Drita është bërë skuadra e parë kosovare që kanë arritur në këtë fazë të garës së dytë me prestigjioze për klube në Evropë.

Në rrethin e tretë gjilanasit do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera