Shpërthen djali i Xhemajl Mustafës: Ja çka thotë për vrasjet politike!
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 07 August 2017
Besian Mustafa, djali Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK-së, i vrarë për arsye politike, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar ashpër të gjithë ata që flasin për vrasjet politike, e faktet nuk i deponojnë në prokurori.
Sipas Mustafës, është e çuditshme se si në opinionin publik, qarkullojnë edhe emra për këto vrasje, por gjyqësia heshte.
“Po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to.
Ja postimi i plotë:
X: “Ju keni vra udhëheqës shqiptar pas luftës.”
Y: “Jo valla, vrasësit dhe shokët e tyre janë me ju!”
X: “Jo valla! Në kohën e vrasjeve ata kanë qenë me ju!”
Z: “Jo jo, ata të vetit i kanë vra.”Rëndomë siç ndodhë në kohë fushate apo pasfushate palët shkojnë ose duke u viktimizuar ose duke akuzuar njëra-tjetrën për dhjetëra vrasje politike që kanë ndodhur në Kosovë.
Mirë që më në fund keni filluar publikisht të pranoni që udhëheqësit shqiptar janë vrarë nga vet shqiptarët për arsye politike.
Por, a ka një dozë morali në këtë politikën tonë? A ka një dozë të asaj që njihet si përgjegjësi publike, apo të gjithë flasim çfarë të duam dhe kur të duam. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?
Po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to.
Është e çuditshme sa shumë flasin dhe sa shumë dinë politikanët, gazetarët, prokurorët e analistët për këto vrasje – madje lakojnë edhe emra deri të policëve e deputetëve, sipas tyre, të përfshirë në këto vrasje – por është gjyqësia ajo që heshtë; ajo assesi nuk po arrin t’i arrestojë ata që dhanë urdhra për këto ekzekutime.
Si është e mundur që në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh të gjithë dinë aq shumë, e askush nuk di asgjë!?
Për këto gati 17 vjet ajo që kemi kërkuar është zbardhja e vrasjeve politike në Kosovë, por asnjëherë nuk i kemi lejuar vetes që të akuzojmë individë apo organizata të caktuara. Është gjyqësia ajo që duhet ta bëjë këtë!
Publikisht, nga vetë politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë, janë përmendur organizata, politikanë, lider partish, (ish)ministra… por e tëra ka përfunduar vetëm në akuza verbale. Dhe vetëm aq! Pa asnjë veprim konkret. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?
Të nderuar të gjithë ju “që dini kaq shumë” për këto vrasje depononi dëshmitë në prokurori.
Të gjithë të vrarët politikë kanë qenë personalitete që kanë dhënë shumë për Shtetin e Kosovës. Kanë qenë personalitete që janë vrarë nga kundërshtarët e tyre politik (kushdo qofshin ata) dhe Shteti i Kosovës i ka borxh atyre dhe çdo qytetari të Kosovës t’u jap drejtësi.
E ju politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë që dini shumë gjë e nuk dini asgjë, para se të flisni mendoni vetëm një gjë: çka nëse ju do të ishit në vendin e të vrarëve, a thua si do të reagonin familjet tuaja?
A e dini sa është e vështire, edhe pa deklaratat e juaja sensacionale llajko-komento-klikuese, të jetoni gjithë këto vite në lëkurën tonë dhe me pikëpyetjen në kokë ”kush e dha urdhrin?”
Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?
Në fillim ata iu sulën Socialistëve dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist.
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist.
Pastaj ata iu sulën hebrenjve dhe unë prapë heshta –
sepse nuk isha hebre.
Pastaj m’u sulën mua – por s’kishte mbetur më askush të fliste për mua.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































