Lajme

Shpërthen deputeti iranian: 3 milionë dollarë për këdo që e vret Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 January 2020

Ahmad Hamzeh, një deputet iranian ka njoftuar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për “këdo që vret presidentin amerikan, Donald Trump”.

Sipas mediave të huaja, Hamzeh është deputet për qytetin Kahnuj në provincën Kerman.

Kerman ishte qyteti i lindjes së Qassem Soleimani, kreu i Forcave Quds të Iranit i cili u vra nga një dron amerikan më 3 janar në Irak.

-Advertisement-

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë nga ky vend janë ushtarë të Haj Qassem (Soleimani) dhe të gjithë nuk kemi frikë të dëshmohemi. Ne i japim 3 milionë dollarë në të holla kujtdo që vret Trumpin”, citohet të ketë thënë Hamzeh, në fjalimin e tij të martën në parlament sipas Icana, agjencia e lajmeve parlamentare e Iranit.

Ai, sipas euronews, nuk është ndalur me kaq, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe bazat e saj ushtarake dhe ambasadat në rajon.

“Do ta shijoni këtë realitet që Dëshmori Qassem Soleimani është më i rrezikshëm se Haj Qassim Soleimani”.

Me këtë ai ka thënë se “ndikimi i udhëheqësit ushtarak është më i fuqishëm në vdekje sesa para se të vritej”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera