Sport

‘Shpërthen’ Batatina pas humbjes nga Gjilani, gjyqtarin e ndeshjes e quan fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 29 September 2021

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje në udhëtim te Gjilani me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e shatë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se nuk mund të ‘luftojnë; kundër gjashtë gjyqtarëve, që sipas tij sot e dëmtuan ekipin llapjan.

Me pas tekniku llapjan e quajti fëmijë gjyqtarin, Mentor Ajeti, i cili drejtoi takimin ndaj Gjilanit.

-Advertisement-

“Ne s’mund të luftojmë kundër gjashtë arbitrave dhe një skuadre. Ky refer nuk duhet të gjykojë më Llapin. Kush e ka pa sot futbollin, ka pas tendencë kundër Llapit. Mentor Ajeti ka bërë presion tek lojtarët e Llapit, sot është ardhë me favorizu, s’ka rendësi kush fiton, por ka arbitra me ma cilësi, i qesin fëmijë që nuk i kanë referu as dy lojë, referat më të mirë qëndrojnë në VAR, e këta që s’kanë shumë ndeshje janë në fushë”, tha fillimisht Batatina në Art Sport.

Për fund Batatina tha që Gjilanin e kanë mposhtur në të gjitha aspektet, por jo edhe gjyqtarët.

“Llapi s’ka qysh me reagu, e kemi problem me reagu, Gjilanin e mposhtëm me gjithçka, por nuk e mposhtëm arbitrin. Nuk është mire me na dëmtu në këtë formë. Ky refer nuk është i dëshiruar për ne”, përfundoi ai.

Pas kësaj humbje, Llapi mbetet i fundit me 2 pikë, kurse Gjilani ka kaluar në vendin e tretë me 12 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera