Lajme

Shpërthejnë ujërat atmosferik në sheshin kryesor të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 26 March 2018

Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë është shndërruar në fontanë shkaku i shpërthimit të ujërave atmosferik.

Një video e bërë në këtë shesh shfaq pamjen se si nga një pusetë del ujë me presion, që po pengon edhe kalimtarët e shumtë që shfrytëzojnë këtë pjesë qëndrore të kryeqytetit.

Deri tani, askush nga autoritetet lokale të Komunës së Prishtinës, nuk ka intervenuar për të rregulluar këtë prishje.

-Advertisement-

Reshjet e ditëve të fundit, kanë bërë që të rritet niveli i ujërave atmosferike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera