Fokus

“Shpërthejnë” qytetarët ndaj reagimit të kopshtit ku edukatorja rrahu fëmiun

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 12 February 2020

Dy video dolën këtë të martë, ku shihet se si një edukatore në kopshtin “Cambridge Kids”, duke e keqtrajtuar fizikisht një fëmi të vogël.

Pas publikimit të këtyre videove nga prindi i fëmiut, edukatorja u suspendua e kopshti doli me një reagim, shkruan gazeta inFokus.

Këta kërkonin falje për këtë rast duke treguar që e kanë suspenduar edukatoren.

-Advertisement-

“Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë. Me të parë skenën përgjegjesit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë. Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë. Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve”, thuhet në reagim.

Mirëpo, ky reagim nuk mjaftoi, madje as nuk u cilësua i duhur nga shumë qytetar.

Këta reaguan me të madhe ndaj këtij shkrimi.

Bile për një kohë të shkurtë u bën më shumë se 700 komente, të cilat shumica dërrmuese e tyre, ishin negative./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera