Lajme

Shpërfillja e ndërkombëtarëve nga LVV-ja dhe LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 15 January 2020

Derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë ta zvarrisin procesin e negociatave për arritjen e marrëveshjes, presioni ndërkombëtar për bërjen sa më të shpejtë të qeverisë po rritet.

Ani pse kërkesat për një gjë të tillë kanë nisur qysh pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe janë duke vazhduar ende, LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kanë dhënë epilog kësaj çështjeje, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale për bashkëqeverisje.

-Advertisement-

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare që qeveria e re të formohet sa më parë, palët negociuese akoma nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për ta finalizuar këtë çështje. Sidoqoftë, kërkesat e ndërkombëtarëve për formim të qeverisë së ardhshme edhe gjatë kësaj jave u adresuan në drejtim të partive dialoguese. Ata kërkuan nguti në këtë drejtim, rrjedhimisht bërje sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera