Sport

Shpërblehen Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 08 December 2020

Dy federata të reja, ajo e Golfit, dhe ajo e E-Sporteve janë pranuar si anëtare të përkohshme në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Sipas një njoftimit nga mbledhja e 54-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, është bërë e ditur se këto dy federata janë pranuar si anëtare të përkohshme të KOK-ut, shkruan Zeri.info.

Në mbledhje është miratuar rekomandimi për shpërblime për xhudistet Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka që në Evropianin “Praga 2020” fituan medalje të bronzta.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet po ashtu se është vendosur që KOK-u të mbështesë federatat sportive nga fondi i rimëkëmbjes i fituar nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera