Lajme

“Shpërbërje Kuvendi, mocion apo shkarkim të Kurtit”, Kusari-Lila ironizon me opozitën: Fokusohuni

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 25 March 2024

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se opozita duhet të fokusohet dhe ta dijë se ku është, sa i përket shpërbërjës së kuvendit, ndonjë mocioni mosbesimi, apo shkarkimi të kryeministrit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se të gjitha këto duken të largëta dhe vetëm si dëshirore, kur kërkohet vota e pozitës.

“Qëndrimi zyrtar i grupit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, është që përderisa nuk ka nismë serioze që tregon së pari përcaktimin e tri grupeve parlamentare të opozitës, është absurde të pritet që pozita t’ia ndihmojë njërit grupim politik, qoftë aij që ka filluar nismën me mocion, apo tjetra që kërkon dorëheqjen, apo tjetra që kërkon shpërbërjën e kuvendit. Ata të fokusohen vetë një herë, ta dinë se ku janë së bashku. Dimë se i kanë 44 vota bashkë, dimë se duhet 61 vota për të pasë një mocion mosbesimi, ndërsa 80 vota për të shpërbërë kuvendin. Të gjitha këto duken pak sa të largëta për momentin apo vetëm si dëshirore kur kërkohet vota e pozitës”, u shpreh Kusari Lila.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera