Lajme

Shpenzimet e mbuluara nga Suedia, reagon Agim Ademi për të vërtetuar gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 12 January 2020

Deklarata e kryetarit të FFK-së Agim Ademit dhënë për gazetën inFokus  se Suedia ia ka mbuluar të gjitha shpenzimet Kosovës për ndeshjen miqësore në Katar ka bërë bujë të madhe në media vendore dhe në ato të Suedisë.

“Suedia në vazhdimësi është treguar shumë miqësore dhe ka mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në futboll, në forma të ndryshme. Kësaj here kanë treguar bujari ndaj ekipit të shtetit tonë duke na mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Katar përkundër që në këtë ndeshje miqësore do të ballafaqohemi pikërisht me Suedinë”, ka thënë Ademi për gazetën inFokus.

Ndaj kësaj deklarate të Agim Ademit ka reaguar menaxheri i Kombëtares së Suedisë i cili ka thënë se Suedia nuk ka paguar shpënzimet Kosovës për qëndrimin në Doha.

-Advertisement-

Por Ademi në një intervistë për RTK-në i ka demantuar këto gjëra, duke thënë se përmes një kompanisë ‘One Two Play’, shpenzimet e tyre në Katar janë të mbuluara.

“Është e vërtetë se Kosova i ka të gjitha shpenzimet e mbuluara. Kam dokument për këtë”, ka thënë Ademi, transmeton gazeta inFokus.

“Suedia ka thënë qartë se nuk e ka paguar lojën, ata kanë thënë se nuk i kanë dhënë para për të luajtur, por kompania ‘One Tëo Play’ merret me këto punë”, vlerësoi i pari i futbollit kosovar.

“Kjo kompani është marrë me të gjitha shpenzimet. Me këso gjërash nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Thjesht kjo është një kampanjë kundër meje, gjëra të cilat janë kundër futbollit. Nuk do të lejojmë që grupet e interesit të kthehen në FFK, për ta zhvatur ashtu siç dinë ata”, ka thënë kryetari i FFK-së Agim Ademi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera