Lajme

Shpend Maxhuni, këshilltar i drejtorit të Policisë nga i cili u kritikua për keqmenaxhim

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 25 December 2019

Rashit Qalaj e ka kritikuar disa herë menaxhimin e Policisë së Kosovës në periudhën para se ai të vihej në krye të saj.

Ka përmendur neglizhencën, por edhe dyshimet për korrupsion në këtë institucion. E në periudhën për të cilën ai ka shprehur kritika publike, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka qenë Shpend Maxhuni.

Tash, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Qalaj do ta ketë këshilltar pikërisht Maxhunin, i cili pas largimit nga Policia, për afro një vit e gjysmë, ka qenë shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Nga AKI-ja, Maxhuni ka dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti.

-Advertisement-

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se kolonel Shpend Maxhuni është caktuar në pozitën këshilltar për çështje operacionale i drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë se Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Drejtori aktual, Rashit Qalaj, disa ditë pasi ka marrë drejtimin e Policisë ka nisur me ndryshimet në strukturën e këtij institucioni. Ristrukturimi ka prekur edhe zyrtarët që në kohën sa Maxhuni ka menaxhuar me Policinë e Kosovës mbanin pozita të larta. Një nga të parët që ishte larguar ka qenë Nazim Sahiti, shef i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës. Sahiti në këtë pozitë ishte avancuar nga Maxhuni.

Vendet u janë ndërruar edhe dhjetëra zyrtarëve të kësaj drejtorie. Shumica prej tyre, nga hetues të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, kanë përfunduar në patrullim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera