Lajme

Shpend Maxhuni emërohet shef i AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 20 Prill 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kanë emëruar Shpend Maxhunin, drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), shkruan Infokusi.com.

Kujtojmë që Maxhuni është edhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Javë më parë, shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi ,  i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Gashit i ishte kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj që ta lirojë pozitën pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy